Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga Ura e Kadiut në Përmet, një monument kulture i klasifikuar si i Kategorisë I.
Ura, e cila ndodhet në hyrje të fshatit Bënjë, është një tjetër atraksion turistik që bashkon bukurinë e natyrës me historinë kulturore të zonës.
“MIRËMËNGJES dhe nga Ura e Kadiut në Përmet, ku bashkohet madhështia e natyrës me atë të një monumenti kulture, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.