Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi” ka komentuar debatin për gjuhën shqipe në Maqedininë e Veriut.
Rama tha se problemi nuk janë popujt në vetvete, por udhëheqjet që në vend që të kurojnë e përdorin dhe e shfrytëzojnë.
“Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër as në Lindje dhe as në Perëndim, ku të përfliten më shumë vlera perëndimore, ku të predikohen më shumë vlerat e Perëndimit si vlera politike, kulturore. Nuk besoj që ndonjë vend që e ka përshkuar rrugën e bashkimit me familjen Evropianë pas daljes nga periudha e regjimit ta ketë përdorur më shumë fjalën ‘integrim’. Nuk besoj po ashtu që më pak se këtu ën këtë vend, këto fjalë të përdorura njësoj si paratë gjatë një krize inflacioni, të kenë qenë më larg nga bartësit dhe përdoruesit e tyre.
Popujt e Ballkanit vuajnë nga strabizmi dhe duke u përpjekur të shtoj diçka. Problemi nuk janë popujt në vetvete, janë udhëheqjet, në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, e përdorurin dhe e shfrytëzojnë duke u përpjekur në vazhdimësi që objektin e diskutimit dhe të nevojës për të mos e parë shtrembër njëri-tjetrin ta s’postojë nga qendra.”, tha Rama.