Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, pasi organizonin lojëra fati në lokale të ndryshme, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Operacioni i koduar “Bad Spin 12” u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkim dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
Gjatë kontrollimeve të ushtruara, janë arrestuar në flagrancë: R. M., 23 vjeç, L. A., 19 vjeç dhe A. A., 29 vjeç, banues në Tiranë. Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit Sh. R., B. V., dhe F. Zh.
Policia ka sekuestruar 6 aparate celulare dhe 3 njësi kompjuterike, të cilat janë përdorur si prova materiale. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.