Kreu i grupit Hayat al Sham ka thënë për Sky News sw bota nuk duhet të ketë frikë nga një qeveri e re siriane. Lideri rebel tha se “frika e tyre është e panevojshme, në dashtë Zoti, vendi do të rindërtohet”.
Abu Mohammend al Jolani tha se nuk do të ketë kthim në panik. Jolani tha gjithashtu se populli sirian është “i lodhur nga lufta” dhe nuk është gati për një tjetër.
“Burimi i frikës sonë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot. Pra, largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë. Situata aktuale nuk do të lejojë rikthimin në panik”, nënvizoi ai.