Presidenti i Serbisë Aleksandar vupip ka akuzuar shërbimet e jashtme të inteligjencës se po përpiqen që të rrëzojnë atë. Me anë të një video më rrjetine tij social, Vuçiç thoshte që do të luftojë për Serbinë dhe popullin, si dhe nuk do të largohet si Bashar al-Assad.
“Do të luftoj për Serbinë dhe do t’i shërbej vetëm popullit tim serb dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë. S’do t’u shërbej kurrë të huajve, ata që duan ta mposhtin, poshtërojnë e shkatërrojnë Serbinë”, ka shkruar Vuçiç.
Kundërshtarët e tij e kanë krahasuar me Asadin që u largua drejt Moskës dhe i dha fund sundimit të tij 50-vjeçar. Ata kanë parashikuar që Vuçiç do të humb pushtetin pas protestave që kanë nisur që nga 1 nëntori nga shembaj e çatisë së stacionit të trenit ku u vranë 15 persona në Novi Sad.