Majlind Habibi, 35 vjeç, u arrestua ditën e djeshme në Durrës, pas dyshimeve se ka vrarë shokun e tij, Branko Shkozën, më 2 dhjetor, duke e shtyrë nga një urë në një kanal të ujërave të zeza.
Sipas dëshmisë së tij, konflikti kishte shpërthyer pas një ngacmimi të viktimës ndaj gruas së tij. Pas incidentit, Habibi u largua duke menduar se kanali ishte i cekët dhe se Shkoza do të shpëtonte, por trupi i viktimës u gjet më 5 dhjetor pas denoncimit të babait të tij.
Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa Habibi akuzohet edhe për moskallëzim krimi.
33-vjeçari gjen vdekjen pas ngacmimit të gruas së shokut, zbardhet krimi në Durrës