Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr.14 në Korçë. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po mundohen që të shuajnë flakët. Ndërsa një e moshuar kishte probleme me frymëmarrjen është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nërkohë shtëllungat e tymit kanë shkaktuar panik te banorët e pallatit.