Policia e Tiranës ka arrestuar një 52-vjeçare, e cila dyshohet se ka vjedhur çantën e një shtetaseje te Sheshi “Skënderbej”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë bërë arrestimin pas kallëzimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.