-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan dhe Orban: Bashkëpunim me BE-në për rindërtimin e Sirisë

Kryesoret

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka theksuar nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë me Bashkimin Evropian për rindërtimin e Sirisë, gjatë një takimi me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Ankara. Erdogan vlerësoi se zhvillimet e fundit në Siri kanë treguar rëndësinë e politikës së jashtme humanitare të Turqisë dhe theksoi se një bashkëpunim i tillë është thelbësor për luftën kundër terrorizmit, rindërtimin e Sirisë dhe reformimin e institucioneve të saj.

Në takimin e dy liderëve, u diskutuan gjithashtu zhvillimet në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Gaza dhe Siri, si dhe në konfliktin Ukraina-Rusi. Orban dhe Erdogan shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe përpjekjet për paqe në rajon.

Vizita e Orban në Ankara pasoi një telefonatë të tij me presidentin rus Vladimir Putin, ku ai ofroi një shkëmbim të të burgosurve dhe një armëpushim për Krishtlindje në kuadër të konfliktit Ukrainë-Rusi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit