Kuvendi nuk ka pasur vetëm debat, por edhe batuta seancën e sotme. Në një prej momenteve kulminante, ndërhyn deputeti demokrat Edmond Spaho. I shqetësuar për humorit e Spiropalit, demokrati i hedh një kunj që shkon për luftën brenda PS-së.
“Zonja kryetare vë re një ndryshim shumë të madh të qëndrimit tuaj, i cili shprehet në fjalor, por edhe në fytyrë, jeni shumë e egër.
Duket sikur ju kanë rrahur. Ka ndodhur ndonjë gjë? Sepse ne jemi deputetë dhe ju kemi kryetaren tonë dhe do iu dalim në krahë nëse iu ka ndodhur gjë”
Spiropali i ndërpreu fjalën Spahos. “As sqima juaj estetike nuk është procedurë. Mbylle”, u shpreh ajo.









