Në seancën e sotme për sterilizimin, ka dësuar zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrapaj. Ai ka dëshuar se kanë ndryshuar rrënjësisht sitemine sterilizimit dhe prokuroria nuk ka bërë ende një bilanc. Rrapaj në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk është mashtrues edhe pse akuzohet.
“Akuzohem edhe për mashtrim, unë mashtrues, nuk ka asnjë provë dhe dokument qe të tregojë dokumentet e falsifikuara. Përkundrazi dhe prokurori nuk i pretendon të falsifikuara e megjithëkëtë ngre akuzë për falsifikim. Interpretimi i provave , është çështje këndvështrimi. Kurrsesi nuk është falsifikim dhe mashtrim. Kostot janë më të ulëta se referenca ndërkombëtare. PPP është zgjidhja më e mirë si referencë ndërkombëtarë por edhe për situatën ku ndodhej Shqipëria në 2013.”, tha Rrapaj.
Ai u shpreh se në Shqipëri në kohën e studimit kanë gjetur vrasëse mizash në salal kirurgjikale.
“Në një sallë kirurgjikale në një vend të BE u pa një mizë. Dhe e dini çfarë ndodhi? Për tre ditë u ndërprenë ndërhyrjet në këtë sallë derisa të analizohej siguria e sallës për sa i përket rrezikut për infeksion…. Ndërkohë në Shqipëri në kohën e studimit ne kemi gjetur vrasëse mizash në salla kirurgjikale”, tha Rrapaj.









