-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrest me burg për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapaj

Kryesoret

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Mario Çela dhe Sergej Hasanpapaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy të dyshuarit.

Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala.

Të dy personat ishin ekstraduar më herët nga Belgjika, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Mario Çela akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë “vrasje me paramendim”, “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “mbajtje pa leje dhe prodhim armësh dhe municionesh”, si dhe “korrupsion aktiv në sektorin privat”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit