Një 14-vjeçar u arrestua në Vlorë pasi kishte fshehur në motorr pistolen me 130 fishekë. Babai i 14-vjeçarit ka deklaruar për mediat se djali i tij së bashku me shokët e tij e kanë gjetur armën në një objekt të pabanuar.
Ai ka shprehur që një video është shpërndarë në rrjet sociale se dajli i tij ka lëviur me pistoletë në ambientet e shkollës 9-vjeçare Rilindja. Babai i të mitur e ka mohur këtë dhe ka thënë që është një alarm i rremë dhe se vetë ai e ka njoftuar policinë.
“Informacionin policisë ia kam dhënë unë, marr shkas nga një video e djalit tim me shokët në mal me pistoletë. Kishte një problem tjetër në shkollë, ku qarkullon një lojë, ku hedhin një shok dhe e presin dhe videot i nxjerrin në TikTok. Është lojë e rrezikshme dhe për këtë arsye, unë isha në një mbledhje me drejtoreshën, mësuesen kujdestare dhe një psikologe. U thashë që kam parë një video, por nuk isha i sigurt nëse pistoleta ishte e vërtetë apo lodër. Ne u takuam me punonjësit e policisë në shkollë, ata panë videon me djalin dhe kuptuan se nuk ishte pistoletë lodër. Pistoletën e kanë gjetur në një objekt të pabanuar. E kanë marrë, kanë shkuar në mal, kanë bërë video në TikTok dhe më pas e kanë fshehur. Kishin gjetur edhe tre karikatorë. Djali nuk ka pasur probleme më parë, vetëm zënka në shkollë, se 14 vjeç“, u shpreh ai.
Mbante pistoletë me 130 fishekë afër banesës, arrestohet 14-vjeçari në Vlorë