Shqipëria do të matet me Serbinë në kualifikueset për Botërorin 2026, pasi të dyja ekipet u shortuan në grupin K, së bashku me Anglinë, Letoninë dhe Andorrën.
Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ndau grupin në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me pyetjen provokuese “A jemi live?”, që ka shkaktuar shumë reagime për shkak të rivalitetit të fortë mes dy vendeve.
Data e ndeshjes së parë ende nuk është caktuar, por Uzuni e di se si të ngrejë emocionet përballë kësaj sfide.