Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e cilësoi të pritshëm vendimin e SHBA-së për të tërhequr 5.000 ushtarë nga bazat në Gjermani.
Ai theksoi se forcat amerikane shërbejnë për interesat e SHBA-së dhe sigurinë e rajonit evropian.
Pistorius shtoi se Gjermania do të koordinohet ngushtë me aleatët evropianë për misionet e ardhshme, duke u përqendruar në zhvillimin dhe modernizimin e forcave të saj të armatosura.
“Prania e ushtarëve amerikanë në Evropë, dhe veçanërisht në Gjermani, është në interesin tonë dhe në interesin e Shteteve të Bashkuara. Ne bashkëpunojmë ngushtë me amerikanët në Ramstein, Grafenwöhr, Frankfurt dhe vende të tjera, për paqen dhe sigurinë në Evropë, për Ukrainën dhe për parandalimin e përbashkët. Shtetet e Bashkuara gjithashtu përqendrojnë këtu funksione të tjera ushtarake, për shembull për interesat e tyre në politikën e sigurisë në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.”
5,000 trupa amerikanë largohen nga Gjermania pas konfliktit mes Trump dhe Merz









