Nuk ka liri. Gjykata e Tiranës la në burg pa afat 5 personat e arrestuar në Shqipëri për trafik armësh; Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkami, të cilët akuzohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të armëve.
Gjatë seancës kanë pretenduar se nuk janë përfshirë në trafikun e armëve dhe nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmanit. Në banesën e këtij të fundit në Kombinat është dokumentuar se kryhej procesi i shkëmbimit të armëve me kokainë.
Në total në Shqipëri dhe Kosovë u sekuestruan 64 armë zjarri dhe mbi një kilogramë kokainë, të cilat trafikoheshin përmes autobusëve të linjës Prishtinë-Tiranë dhe anasjelltas.