Robert Linadi, 41 vjeç, një shqiptar nga Bajza i Shkodrës, është arrestuar në Spanjë, pasi ishte pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitje në Majorka.
Linadi, së bashku me një bullgar dhe një maroken, kryenin grabitje në shtëpi, duke hequr kasaforta nga muret dhe vjedhur sende të vlefshme. Grupi kishte planifikuar grabitje për Krishtlindje.
Linadi, i cili ka pasur një të kaluar kriminale të rëndë, ka kaluar 17 vjet burg për vrasjen e Xhevahir Demajt në Londër në vitin 2004.