Policia e Shtetit ka bërë apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të shiut e dëborës, që kanë krijuar kushte të rrezikshme në disa akse rrugore.
Sipas njoftimit, deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar, por drejtuesit e automjeteve duhet të respektojnë sinjalistikën dhe të reduktojnë shpejtësinë. Policia gjithashtu kërkon që ata që udhëtojnë në zonat malore të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.