Atentat jashtë një kafeneje në Athinë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, sipas mediave greke.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali, por deri më tani nuk ka më shumë informacione për rastin.
Paraprakisht, raportohet se i plagosuri është një shtetas shqiptar. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.