Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin për inceneratorin e Fierit. Tani çështja është kthyer në shkallën e parë për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese.
Shkalla e Parë shpalli fajtor ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe e dënoi me gjykim të shkurtuar me 6 vite e 8 muaj burg. Edhe ish-deputeti i PS, Alqi Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg. Tani rinis gjykimi nga fillimi.