Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka komentuar shpalljen “non grata” të ish-zv.kryeministrit Artan Grubi nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
I pyetur nga Ora News për vendndodhjen e Grubit, Mexhiti tha: “Sipas informacioneve, nuk është në Kosovë, por ndodhet në Shqipëri. Megjithatë, më e rëndësishmja është që me arratisjen e tij, Grubi ka dëshmuar fajësinë e tij.”
“Mendoj se është detyrë e organeve të rendit, ata do të bëjnë dhe padi ndërkombëtare përmes INTERPOLIT. Sipas informatave, nuk është në Kosovë, por është tek ju në Shqipëri. Por s’është kjo e rëndësishme, por me arratisjen e tij ka dëshmuar fajësinë e tij dhe ndaj ai ka ikur nga vendi”, tha Mexhiti.