Një 32-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, pasi dyshohet se ka ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit në vitin 2023.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim dhe është ndaluar pas hetimeve. Ndërkohë, janë hapur edhe procedime të tjera për dy shtetas të Gjirokastrës, të cilët akuzohen për instalim të paligjshëm të matësit të energjisë elektrike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.