Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në zonën e Centrales, pjesë e lagjes “10 Korriku” në Vlorë.
Dyshohet se është grabitur dhe më pas është vrarë.
68-vjeçari është gjetur i zhveshur. Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.