Në mosbindjen civile që po zhvillohet Belind Këlliçi nga bashkia e Tiranës u bëri thirrje forcave të policisë që të bashkohen në tubim.
“I bëjmë thirrje forcave të policisë se askush nuk ka ardhur për tu konfrontuar me ju. U ftojmë të bashkohemi me ne, që rroga juaj nesër të jetë 1200 euro. Të bashkohet me këtë protestë. Kjo protestë bëhet edhe për ju, që ju dhe familjet tuaja të jetoni me dinjitet dhe të mos i shërbeni narkoshtetit.
Kushdo që mendon se PD do bëjë hap pas e ka gabim, ne nuk bëjmë asnjë milimetër pas. Do të qëndrojmë këtu në mbrojtje të qytetarëve. Ne do të vijojmë të qëndrojmë këtu deri në orën 20:00. Nuk kërkojmë konflikt me askënd, por zgjedhje të ndershme. Liria mbrohet me gjak, jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja për të mbrojtur lirinë.”, tha Këlliçi.