Gjykata e Posaçme i kërkoi SPAK-ut të rikualifikojë akuzën për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Gjyqtarja paraprake Fjorala Davidhi ka rënduar pozitën e Beqajt, ish zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i sugjeruar SPAK të ngrejë akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se kjo është meritë e opozitës në betejën për transparencë.
“Kjo opozitë po i zbërthen një nga një anëtarët e organizatës kriminale. Që ditën e parë që kanë marrë dosjen e Sterilizimit është vërtetuar që Ilir Beqja ka gjashtë ose shtatë firma në proces dhe se është njishi i atij procesi por që nuk mund të vihen në epiqendër pasi pas tij qëndronte Edi Rama. Këto dhe ato që ndodhin me Erion Velinë janë merita të një opozite që nuk reshti kurrë derisa të shkojnë bashkë me Ramën në qeli. Dy vjedhjet e mëdha të shekullit, e para inceneratorët, e dyta Sterilizimi nuk ka forcë në botë që mund t’i mbyllë. Ata rrinë dhe falsifikojnë dosje, unë do të sjell këtu” tha ai.
Ku janë Lekët? Gjykata shton akuzat për Beqjan, biznesmenit i bie të fikët