Një sistem i fuqishëm vranësirash do të mbizotërojë sot, 23 dhjetor 2024, duke sjellë reshje shiu, më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Në zonat malore priten reshje të pakta dëbore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje të pakta shiu dhe dëbore. Temperaturat do të luhaten nga -3°C në veriperëndim deri në 14°C në jug.
Era do të fryjë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë në brigjet detare.