-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve paqësorë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një konferencë për mediat ka dënuar dhunën e policisë ndaj protestruesve të opozitës ditën e djeshme.

“Në emër të Partisë së Lirisë dënoj me ashpërsinë më të madhe raprezaljet policore duke u kujtuar të gjithë banditëve me uniformë që shkelën me të dyja çizmet ligjin për llogari të Edi Ramës, se do ta kenë personale me opozitën”, tha Blushi.

Ai u shpreh se opozita thirri dje qytetarët në mosbindje civile që ishte tërësisht paqësore por që u provokua nga narkobanditët me uniformë policie.

“Policia e Shtetit ka mision vetëm të ruajë rendin dhe sigurinë publike, të garantojë zbatimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare” tha Blushi.

Ai theksoi se mosbindja vivile nuk do të ndalet dhe do të jetë gjithnjë edhe më e fortë. Blushi u shpreh që fitorja do të jetë vetëm e opozitës dhe të gjithë qytetarët ndershëm dhe patriotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit