Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për mediat ka paralajmëruar se pritet që të ndodhin sulme të reja në veri të vendit, para dhe pas Vitit të Ri.
“Këso metodash të sfidimit të sigurisë në Kosovë, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxit fort, pastaj shkaktimin e panikut në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri. Këto sulme mund të synohen të realizohen varësisht prej interesave politike të kreut të shtetit serbë, posaçërisht për protestat e vazhdueshme opozitare atje”, ka thënë ai.
Kurti ka shprehur se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ti neutralizojnë maksimalisht këto metoda.