Byroja Federale e Hetimit (FBI) është përfshirë në hetimet për sulmin e 29 nëntorit në strukturën e kanalit të Ibër-Lepencit në komunën veriore të Zubin Potokut.
Në një përgjigje për Express nga Zyra Kombëtare e Shtypit e FBI-së thanë se për detaje të përfshirjes së hetimit të FBI në hetimin për sulmin në Zubin Potok, duhet kërkuar informacione tek autoritetet lokale.
“Faleminderit për pyetjen tuaj, megjithatë ne ju referojmë tek autoritetet lokale për çfarëdo informacioni”, tha FBI.