Reshjet e dëborës kanë shkaktuar problematika në veri dhe juglindje të Shqipërisë. Gjysma e popullsisë në qarkun e Kukësit janë pa energji elektrike.
Sipas Shtabit të Emergjencave Civile në Kukës aktualisht gjysma e popullsisë së qarkut është pa energji elektrike:
Nj Adm Lekbibaj, Fierzë, Bytyç, fshatrat Rragan, Gjelaj, Nj Adm Margegaj, fshatrat Myhejen, Shumicë, Nj Adm Tropojë, fshati Dojan, Nj Adm Bujan, Bashkia Tropojë. Fshatrat Qarr, Letaj. Peraj, Zgjec ,Perollaj, Bardhaj, Helshan, Kosturr Nj Adm Golaj Bashkia Has. Njësitë Adm Surroj, Kolsh, Topojan, Nj Adm Malzi, Fshati Gabricë, Nj Adm Bicaj, Nj Adm Shtiqën Bashkia Kukës.
Rrugët rurale në disa fshatra vijojnë të paraqesin vështirësi si Arrën, Turaj, Shkinak, Tërshenë, Nimçë, Kollovoz etj në bashkinë Kukës, trashësia e borës i ka kaluar 30 cm në këto zona.