Ditën e sotme fshati turistik i Voskopojës është përballur me mungesë të energjisë elektrike. Kjo ka sjellë shqetësim për operatorët turistik pasi hotelet, bujtinat dhe shtëpitë pritëse janë rezervuar me turistë dhe kanë sjellë vështirësi në ofrimin e shërbimeve bazë.
Operatorët turistikë shprehen se ndërpreja e energjisë elektrke dëmton imazhin e Voskopojës si destinacion turistik dhe rrezikon të largojë vizitorët.
Ata i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse të ndërhyjnë për të rikthyer energjinë dhe për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm.