13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha-grave të PD: Beteja juaj vendimtare për fitoren e demokracisë dhe rrëzimin e narkodiktaturës

Kryesoret

Ish kryeministri Sali Berisha në takimin me LDG ka vlerësuar gratë demokratike për betejën gjatë gjithë këtyre viteve kundër narkoregjimit të Edi Ramës.

Berisha ka garantuar që në programin e ardhshëm do të parashikojë objektiva të tjera në bararazi, në mbrojtje të hekurt të grave dhe vajzave të dhunuara. Ai ka shprehur që gratë demokrate nuk janë lodhur dhe tërhequr kurrë në betejën për të mbrojtur kauza të drejta.

“Por tani jemi në stadin e fundit të betejës tonë.

Dhe beteja juaj, përkushtimi juaj, angazhimi juaj në këtë stad është vendimtar për fitoren e demokracisë dhe rrëzimin e narkodiktaturës me votën e shqiptarëve.

Unë dua t’u rrëfej ju se meqenëse rrethohet nga një numër ministresh, Edi Rama thotë se me gratë unë e kam të zgjidhur problemin e votës. Ndërsa të rinjtë i mohon sepse e di se me arrogancën e tij, të rinjtë pasivisht nuk e honepsin atë në asnjë mënyrë.

Por unë kam besim të madh tek ju se me përkushtimin tuaj të madh, me angazhimin tuaj, me integritetin tuaj, ju do realizoni përpjekjen më të suksesshme elektorale në 32 vite.

Është e një rëndësie vendimtare dhe dua t’u informoj se në mënyrë të përsëritur është e faktuar se fuqia elektorale e grave është shumë më e madhe se fuqia elektorale e burrave.

Se gratë janë shumë më bindëse në fuqinë e tyre elektorale, përkushtimin e tyre elektoral se sa burrat.

Ua them këto për të kuptuar se çfarë rëndësie vendimtare ka vazhdimi nga ana e juaj e betejës, para së gjithash tek çdo vajzë, tek çdo grua shqiptare kudo që ndodhet.

Para së gjithash me to.

Dhe ju trokisni në çdo zemër të çdo zonje, të çdo zonjushe me një program, i cili do t’u japë përgjigjen më të shpejtë dhe më të vendosur problemeve të mprehta me të cilat një nënë, një gjyshe, një motër përballet çdo ditë.

Çelësi i këtij qëndrimi është përmbysja e shpërndarjes së të ardhurave të buxhetit dhe të ardhurave kombëtare.

Ne do i kthejmë ato tek qytetarët.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit