Arinaldo Rrapaj është larguar zyrtarisht nga Partizani dhe u prezantua ditën e sotme te Kolos Kovalivka në Ukrainë.
Mesfushori 23 vjeç ishte pjesë e Partizanit që nga viti 2021, kur e afroi trajneri ilir Daja.
Rrapaj ka firmosur për 3.5 vite me Kolos Kovalivka në Ukrainë dhe shpreson të lërë shenjë.