Shkalla e dytë në Kosovë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe në lidhje me moscertifikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, 2025.
Në vendimin e lëshuar nga PZAP-ja thuhet se është anuluar njoftimi i KQZ-së nën arsyetimin se Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat shoqëruese të KQZ-së.
Gjithashtu thuhet se me votimin që është bërë në KQZ nuk është nxjerrë asnjë vendim. Në fund KQZ-ja urdhërohet që ta zbatojë vendimin e PZAP-së duke regjistruar Listën Serbe për zgjedhjet e 9 Shkurtit.