Pasditen e sotme të shtëna me armë zajrri janë dëgjuar në një lokal në lagjen nr.15 në zonën e ish kënetës në Durrës.
Gjatë një sherri mes dy personave në lokal ku nisi me përplasje fizike dhe më pas njëri ka qëlluar në ajër me armë për të neutralizuar situatën e përplasjes. Arma mendohet të ketë qenë e llojit “Shotgun”.
Nuk raportohen të lënduar. Ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.