Prokuroria e Sarandës ka caktuar eskpertë psikiatër me qëlim krerjen e ekspertimit mbi përgjegjësitë ligjore të veprimeve kriminale që ka kryer Elvira Tahiraj. Ajo një ditë më parë ka goditur me vdekje me sopatë bashkëshortin e saj.
Elvira ka shfaqur paqëndrueshmëri dhe për këtë shkak është mjekuar në spitalin e Sarandës, ku prokuroria është njohur me kartelën mjekësore.
Vendimi për caktimin e ekspertëve psikiatër ka ardhur pasi ajo gjatë marrjes në pyetjet ka pranuar se klsihet vrarë burrin, por ka dhënë disa versione jo të qëndrueshme mbi mënyrën dhe mekanizmin e vrasjes së Llazar Tahiraj.
Ndërkohë ditën e nesërme Elvira pritet që të dalë para gjykatës së Sarandës për tu njohur me masëne sigurisë që do të caktojë trupi gjykues.
E goditi me sopatë, gruaja dëshmon në polici: Kam dashur ta vras edhe më përpara burrin