-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Edi Rama e lëshoi Erion Veliajn për të mbrojtur veten dhe…

Kryesoret

Lideri i opozitës Sali Berisha në takimin me degët 5 në Tiranë u ndal edhe tek marrja në pyetje për më shumë se 5 orë në SPAK të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Berisha u shpreh se ashtu siç po largojnë Veliajn nga politika do të bëjnë edhe me Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme. Ai nënvizoi se Rama e lëshoi Velaijn për të mbrojtur veten e tij.

“Edhe kjo është një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse kundër nesh ishte kryeprokurori dhe nëqoftëse Edi Rama e lëshoi Erion Veliajn, e lëshoi për të mbrojtur veten e tij se ai nuk do të pranonte kurrë. Dhe ditët e fundit, kreu aktin e turpshëm për të zhurmuar fundin politik të Erion Veliaj, thirri Belind Këlliçin njeriun që në emër tuaj, në emër të qytetarëve të Tiranës, i bëri pretencën publike Erion Veliajt.

I zbuloi modelin 100% të vjedhjes me 5D, u zbuloi bashkë me deputetë të tjerë të PD, aferën e djegësit, aferë e cila është në vetvete monumenti më i shëmtuar i hajnisë qeveritare ndaj qytetarëve dhe për ta zhurmuar sado pak gozhdimin që ky i bëri Erion Veliajt e thirrën për ta pyetur për shpifjet e Erion Veliajt, për diplomën.

Meqë Erion Veliaj vetë thonë që nuk ka diplomë, edhe Belindi nuk duhet të ketë diplomë, ndërkohë që Belindi ka diplomën më të shkëlqyer të atij universiteti ku ka studiuar.

Meqenëse për Ramën janë dënuar 2 qytetarë amerikanë, njëri shqiptaro-amerikan, tjetri amerikan, 4 dhe 5 vjet burg për foton 70 mijë, tani nga doli fotoja me presidentin Donald Trump e Belind Këlliçit. Në fakt ajo foto është meritë e tij, se ajo foto është bërë pa asnjë qindarkë është bërë në saj të vullnetarizmit që Belind Këlliçi me guxim ndërmorri për të bindur shqiptarët për të votuar Donald Trumpin në Michigan dhe unë e përgëzoj me këtë rast.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit