Rajoni i Lezhës u përfshi nga erë të forta që shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike, kryesisht në fshatrat e Zadrimës dhe Bregun e Matës.
Grupi i punës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit.
Po ashtu, autoritetet kërkuan që mjetet e vogla të peshkimit të mos dalin në det për shkak të dallgëzimit të lartë dhe rrezikut që paraqet lundrimi.