Edhe pse moti ka qenë me reshje shiu, qytetarët që protestojnë kundër projektit në Zvërnec duket se janë më të vendosur se kurrë për të vijuar tubimin e tyre.
Pjesëmarrësit kërkojnë ndalimin e ndërtimeve në zonën e mbrojtur dhe më shumë transparencë mbi procedurat e ndjekura deri tani.
“Ne nuk u ndaluam nga shiu. Kërkojmë që të ndalet ndërtimi në zonën e mbrojtur dhe kërkojmë transparencë të plotë mbi procedurat. Kjo është protesta e katërt dhe do të vazhdojmë derisa të dëgjohet zëri ynë,” u shpreh një prej qytetarëve gjatë tubimit.









