Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme me Izraelin në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen miqësore që nis në orën 20:00.
Pak minuta para fillimit të takimit, futbollistët e të dyja skuadrave kanë zbritur në fushë për nxehmjen e zakonshme. Ndërkohë, në tribunat e stadiumit nuk vihet re një prani e madhe tifozësh, me numrin e të pranishmëve që duket më i ulët se në ndeshjet e tjera të Kombëtares.
Sfida e sotme ka një rëndësi të veçantë, pasi shënon debutimin e trajnerit të ri të Shqipërisë, Rolando Maran, në stolin kuqezi. Ndeshja pritet të shërbejë si një test i rëndësishëm për ekipin përpara angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare.









