Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Shëngjin, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën, ndërsa tre të tjerë ndodhen ende në gjendje të rëndë në spital.
Hoxhaj u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndaj familjeve në këto momente të vështira.
“Tragjedi e rëndë në Shëngjin, humbja e jetës së dy të rinjve nga Kosova. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiroj shërim sa më të shpejtë,” ka shkruar Hoxhaj.









