Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Ata tentuan edhe të arratisen nga duart e karabinierëve.
Oficerët vunë re 24-vjeçarin, i cili së bashku me një pasagjer 19-vjeçarin shqiptar mbanin një qëndrim të dyshimtë në një makinë të ndaluar në një parking.
Pasi panë që oficerët po afroheshin shqiptarët u përpoqën që të shmangeshin kontrollit duke u larguar me shpejtësi.
Media italiane shkruan se nga kontrolli personal dhe i makinës u gjetën afërsisht 5 gramë koakinë, endarë në 9 doza, në posedim të drejtuesit të mjetit. Të dy subjektet tashmë të njohur për policinë për precedentë penalë të ndryshëm u izoluan.
Pas verifikimeve, 24-vjeçari u arrestua dhe shoku i tij u la për hetim në gjendje të lirë. Gjyqtari miratoi masën e sigurimit me burg për të, pasi cilësohet me rrezikshmëri në fushën e narkotikëve dhe përsëritës.