Moderatorja Gerta Gixhari e cila është banore e Big Brother nuk i ka pëlqyer veprimi që ka bërë Xumi në mbrëmjen e prime duke i treguar organin gjenital banorit të ri.
Gerta i ka kërkuar Xumit që të kërkojë falje për këtë veprim. Ndërsa Xumi i është drejtuar duke i thënë që duhet të bëjë vizitë tek mjeku për sytë dhe sipas tij ky veprim nuk kishte përmbajtje dhune.
Diskutimi:
Gerta: Ti duhet të kërkosh falje për atë skenën që bëre.
Xumi: Për kë?
Gerta: Dhe Olsi gjithashtu që përkrahu skenën tënde, sepse Olsi kërkon që ta dëgjojnë ndërkohë që mbron një lojë që ka në thelb dhunën.
Xumi: Ishte drama. Unë s’ pash asnjë lloj dhune. Unë të sugjeroj ty një palë syze ose një konsultë me mjekun sepse nuk kishte asnjë lloj dhune fare.
Gerta: Keni iniciuar një lëvizje që mbart dhunën, qoftë edhe në emër të lojës.
Xumi: Asnjë lloj dhune fare sepse ne kemi kënduar këngë që të bëjmë thirrje.
Gerta: Iku kënga, mbaroi. S’ke më këngë.
Xumi: Jo po ta them, një sekondë.
Gerta: Ose s’ ja merr këngës pra, meqe ke kënduar? Vazhdo këndo. Pse s’këndon? Se ishte ai që bëje humor pra, pse s’ këndon? Pse s’ bën më humor? Pse s’ bëhësh më i këndshëm siç ke qenë, por kërkon ta marrësh lojën me anë të dhunës.
Xumi: Një sekondë, një sekondë! Unë dhe Mariusi jemi të dy aktorë. Në këtë shtëpi ne kemi bërë komedi, po bëjmë aksion, që është pjese e aktrimit dhe jo dhunë.
Gerta: Për mua, nëse do të bësh shfaqje, shko bëj prova dhe na ftoni të gjithë si shtëpi në shfaqje dhe me kënaqësi do vijmë t’ju ndjekim. Nëse je i aftë ta bësh këtë gjë. Jo këto shfaqje, kështu të shëmtuara, që të japin takikardi.
Xumi: Ka dhe shfaqje komedie që nga të qeshurat e tepërt të japin aritmi të lartë zemre.