-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Protestat në Serbi, të mbështetura nga faktorë të huaj dhe të lidhura me Kosovën

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se protestat masive të studentëve në vend nuk janë thjesht një shprehje e pakënaqësisë studentore, por se ato kanë mbështetje nga jashtë. Gjatë një takimi të titulluar “E ardhmja, jo e kaluara”, pjesë e një iniciative për dialogun me të rinjtë, ai theksoi se një nga arsyet kryesore për këto protesta është kundërshtimi i miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara.

Vuçiç sugjeroi se “në ditët në vijim do të zbulohen shumë dëshmi” që do të provojnë se ngjarjet e fundit në Serbi janë të mbështetura nga faktorë të huaj.

Për shkak se duan ta përfundojnë punën rreth Kosovës sa më shpejt, nuk mund të durojnë që Serbia të jetë fuqi liderë në rajon, dhe sepse Serbia i rezistoi votimit të Rezolutës për Srebrenicën në OKB”, tha Vuçiç.

Presidenti nuk dha një përgjigje të qartë në lidhje me kërkesat e studentëve që protestojnë për një periudhë të gjatë në të gjithë vendin, pas tragjedisë në Novi Sad, ku 15 persona humbën jetën. Kjo heshtje ngre pyetje për angazhimin e Qeverisë në adresimin e shqetësimeve të studentëve dhe të qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit