-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ronaldo kritikon “Topin e Artë”: Vendim i padrejtë, Vinicius e meritonte

Kryesoret

Kristiano Ronaldo ka shfrytëzuar praniën e tij në ceremoninë e “Globe Soccer Awards” për të kritikuar ashpër vendimin e organizatorëve të “Topit të Artë”. Portugezi, i cili mori një çmim special si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve, shprehu mendimin e tij për trofeun që ka shkaktuar shumë polemika këtë vit, pasi Rodri e fitoi atë.

“Vinicius do ta kishte merituar ‘Topin e Artë’. Sipas meje, vendimi nuk ishte aspak i drejtë. Edhe Rodri e meritonte, por besoj se këtë vit ky trofe duhej t’i shkonte Vinicius, sidomos për golin vendimtar që shënoi në finalen e Ligës së Kampioneve,” tha Ronaldo gjatë ceremonisë në Dubai.

Në këtë ngjarje, Vinicius Jr. u shpall fitues i çmimit si lojtari më i mirë i vitit, një garë në të cilën ai kishte rivalizuar me disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit, përfshirë Rodrin, të cilit iu dorëzua “Topi i Artë”. Ronaldo gjithashtu vlerësoi çmimet e “Globe Soccer Awards”, duke i cilësuar ato si më të ekuilibruara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit