Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg 10 të arrestuarit pasi akuzohen për trafik të kokainës nga Republika Domenikane dhe Brazili drejt Shqipërisë. Ata kishin trafikuar 48 tonë kokainë nëpërmjet lëkurëve të gjedheve.
Të arrestuarit kishin apeluar vendimin e Shkallës së Parë me argumentet se nuk kanë lidhje me trafikun e drogës, duke mohuar akuzat e ngritura prej SPAK.
Pjesë e këtij grupi të trafikantëve ishin edhe tre persona të huaj që SPAK thotë se ata kishin ardhur në Shqipëri pikërisht për të nxjerrë kokainën që ishte tretur në lëkurët e gjedhëve.
Kjo gjë do të kryhej në laboratorin e zbuluar në Qerekë, të Fushë Krujës, pranë Rinasit dhe në një ambient tjetër në “Kodrën e Diellit”. Kimistët kanë ngritur pretendimet se në Tiranë kishin ardhur për të blerë rroba dhe për të mbjellë flokët.
Ndërsa Aldi Zonja, i cilësuar si person kyç bashkë më Artion Caushllarin shikohen nga SPAK si personat më të interesuar për trafikun e drogës. Në dosje evidentohen takimet që Çausholli kishte me persona të tjerë ku temë bisede ishte trafiku i drogës.