-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti panamez i përgjigjet Trump: Nuk ka negociata për kanalin

Kryesoret

Presidenti panamez, Jose Raul Mulino ka refuzuar të zhvillojë negociata me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, lidhur me kontrollin e Kanalit të Panamasë, duke mohuar ndërhyrjen e Kinës në funksionimin e tij.

Mulino gjithashtu hodhi poshtë mundësinë e uljes së tarifave për anijet amerikane, si përgjigje ndaj kërcënimeve të Trumpit se do të kërkojë rikthimin e kontrollit të këtij rrugëtimi jetësor që lidh Oqeanin Atlantik dhe atë Paqësor me Shtetet e Bashkuara.

“Nuk ka asgjë për të diskutuar. Kanali është panamez dhe i përket panamezëve. Nuk ka asnjë mundësi për të hapur diskutime mbi këtë realitet, i cili i ka kushtuar vendit tonë gjak, djersë dhe lot”, deklaroi Mulino, raporton The Guardian.

“Ky kanal është ekskluzivisht për Panamanë që ta menaxhojë, jo për Kinën apo këdo tjetër. Ne nuk kemi dhe nuk do të lejojmë kurrë që të bjerë në duar të gabuara. Nëse Panama nuk është në gjendje të sigurojë një funksionim të sigurt, efikas dhe të besueshëm të kanalit, atëherë do të kërkojmë që Kanali i Panamasë të na kthehet, tërësisht dhe pa diskutim”, tha Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit