Kryeministri Edi Rama injoroi partitë e reja kur u pyet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ai tha se gara e tyre është për vendin e dytë, pasi fitorja e PS-së nuk diskutohet.
“Kështu të bashkuar bashkë Llapaj, Shabani, Qori dhe Shehaj flas si tingëllim më ngatërrohen pak. Nuk ka asnjë kundërshtar apo alternativë në fushë nuk është rrezik.
Zgjedhjet janë si kundërshtar. Kundërshtari më i madh i PS, unë e kam thënë është PS, s’ka tjetër.
Këtu luftohet për vendin e dytë për një arsye të thjeshtë, sepse PS është e vetmja forcë popullore.
Është punuar shumë dhe punohet shumë që të jetë kjo. Nuk është diçka që ndodh se del në tv. Ne nuk kemi më kohë, unë jo që kam kohë që nuk shoh, për t’ju ndjekur juve, bëjmë mbledhje takime organizime dhe kjo është reale.
Kur ata janë në debate dhe merren me seksin e engjëjve ne kemi 600 mbledhje organizatash që mund të jenë duke u organizuar.
Lufta për vendin e dytë është e fortë, vendi i dytë nuk është i sigurt për asnjërin. Më afër vendit të dytë është kush nuk është akoma në garë” tha ai.