-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdhi 2025-sa/ Veliaj: Tiranën tonë nuk e ndalon askush

Kryesoret

Erdhi Viti i Ri 2025. Tirana e mirëpriti me një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej,” ku mijëra qytetarë u mblodhën për të festuar bashkë momentin magjik të ndërrimit të viteve. Atmosfera festive u ndez nga performancat e artistëve të njohur, duke i dhuruar publikut një mbrëmje të paharrueshme mes muzikës, dritave dhe fishekzjarrëve.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ky vit e gjen Tiranën si kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut. “Siç e bëjmë çdo vit, shikoni kë keni në krahun e majtë, shikoni kë keni në krahun e djathtë dhe jepini një super përqafim se dashuria e mban këtë qytet fort.

Përqafoni njëri tjetrin, i thoni që e doni shumë, tregoni mirësi, tregoni dashuri, tregoni mbarësi se ky qytet është produkt i kësaj dsashurie të madhe.

Nga nesër Tirana do të jetë kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut dhe kur më pyesin shumë njerëz ku do të isha sot në darkë, thashë: Nuk ka një vend më të mirë, më të bukur dhe më të dashur se Tirona jonë e madhe.

Ndonjëherë suksesi ka xhelozi dhe ndonjëherë ka stërkëmbësha, por Tiranën tonë nuk e ndalon askush dhe progresin e Tiranës tonë nuk e ndalon askush. Ju dua shumë të gjithëve! Gëzuar Vitin e Ri”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit