Foshnjat e para të ardhura në jetë për 2025-ën janë binjakë. Ares dhe Rajd erdhën në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00, shkruan kryeministri Edi Rama.
“ÇFARË VITI FILLOI
Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë❤️❤️
Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00” shkruan Rama.









